NDËRTESË E RE BASHKËKOHORE

LAGJJA MAXHIR

Ndërtesa e re bashkëkohore Lagjja Maxhir ndodhet në lagjen Maxhar pn, Komuna Qendër Shkup.

Lartësia maksimale e ndërtesës eshte P+7+ Nënkulm dhe një lartësi prej 29 m. Ndërtesa përbëhet nga 2 hyrje. Hyrja 1 dhe hyrja 2 e ndërtesës ndodhen në anën lindore.

Në përdhesë janë të projektura hapsira afariste dhe depo.

Në katet janë të projektura banesa me strukturë të ndryshme. Sa i përket tipologjisë së banesave, ndërtesa korenspondon me garsonjera, banesa dy dhomëshe, banesa tre dhomëshe dhe banesa katër dhomëshe.

Parkimi është i zgjidhur në dy nivele nëntokësore, ku sigurohet numri i nevojshëm i automjeteve për hapsirat banesore dhe afariste. Një pjesë e parkimit bëhet me sisteme parkimi.

Arkitektura e ndërtesës është e konceptuar si moderne me një formë të thjeshtë e zgjidhur me aplikime druri si një fasadë termike.

VENDOSJA URBANISTIKE

Ndërtesa e re bashkëkohore Lagjja Maxhir ndodhet në lagjen Maxhar pn, Komuna Qendër Shkup.

Në anën lindore, ndërtesa banesore lidhet me rrugën Belasica,ndërsa në anën veriore është e lidhur me Bulevardin Kuzman Josifovski Pitu. Nё mjedisin mё tё ngushtё tё ndërtesës banesore gjenden: stacioni hekurudhor dhe stacioni I autobusave, parku, institucionet arsimore, institucione tё larta arsimore, objekte shëndetësore, qendra tregtare Vero, qendra e qytetit etj.

Ndërtesa banesore Lagjja Maxhir ju ofron një shtëpi të re familjare, me besim, siguri dhe cilësi në çdo metër katror.

Distanca nga:

  • Qendra e qytetit tё Shkupit – 2,4 km / 9 minuta me makinё
  • Parku i Qytetit – 3,3 km / 9 minuta me makinё
  • Spitali special “Filipi i dytё” – 5,0 km / 12 minuta me makinё
  • Qendra Sportive “B.Trajkovski” – 4,9 km / 12 minuta me makinё
  • Qendra Klinike – 3,8 km / 14 minuta me makinё
  • Аerodrom Shkup 22,2 km / 21 minuta me makinё
  • Vodno – 14,3 km / 59 minuta me makinё
  • Kodra e Diellit – 65,5 km / 1 orё e 21 minuta me makinё
  • Mavrovё – 98,3 km / 1 orë e 40 minuta  me makinё

ARSYETIMI I PROJEKTIT

Ndërtesa banesore Lagjja Maxhir përbën ndërtesë banesore-afariste. Ndërtesa përbëhet nga 2 hyrje. Hyrjet për në banesa ndodhen në anën lindore të lokacionit. Në secilën prej hyrjeve gjenden dy ashensorë dhe hapësira e shkallëve, të cilat janë të ndara me tampon para hapësirës dhe ventilohen përmes kulmit.

Nga tamponi hyrës është projektuar korridor me banesa edhe atë: Në hyrjen 1 janë të projektuara 6 banesa në kat, nga kati 1 deri 6, ndërsa në katin e 7 janë të projektuara 5 banesa në kat. Në hyrjen 2 janë të projektuara 5 banesa në kat, në katet 1, 3, 5 dhe 7, ndërsa në katet 2, 4 dhe 6 janë të projektuara 6 banesa në kat. Numri i përgjithshëm I banesave të hyrjes 1 dhe 2 është 88 banesa.

TIPOLOGJIA

PËRMBAJTJA

Ndërtesa banesore Lagjja Maxhir përmban njësi banimi prej 30 deri 152 m2. Për shkak të sipërfaqeve të ndryshme dhe dispozicionit të banesave, janë parashikuar llojet e mëposhtme të banesave:

  • Garsonjerë
  • Banesa dy dhomëshe
  • Banesa tre dhomëshe dhe
  • Banesa katër dhomëshe

Në hyrjen 1, nga kati 1 deri 7 janë parashikuar llojet e mëposhtme të banesave: banesa dy dhomëshe, banesa tre dhomëshe dhe banesa katër dhomëshe, ndërsa në nënkulm janë të parashikuara banesa tre dhomëshe dhe banesa katër dhomëshe.

Në hyrjen 2, në katet 1,3 dhe 5 janë parashikuar llojet e mëposhtme të banesave: banesa dy dhomëshe, banesa tre dhomëshe dhe banesa katër dhomëshe, ndërsa në katet 2, 4 dhe 6 janë parashikuar të gjitha llojet e banesave: garsonjerë, banesa dy dhomëshe, banesa tre dhomëshe dhe banesa katër dhomëshe. Në katin e 7 janë parashikuar 5 banesa në kat, nga të cilat: banesa dy dhomëshe, banesa tre dhomëshe dhe banesa katër dhomëshe. Në nënkulm janë të parashikuara 4 banesa, nga të cilat: banesa dy dhomëshe, banesa tre dhomëshe dhe banesa katër dhomëshe.

RREGULLIMI I PARTERIT

Hyrjet nё hapёsirёn afariste dhe depot, hyrje nё njёsitё e banimit, parkingje tokёsore tё jashtme, rampё pёr hyrje nё nivelet nёntokёsore dhe sipёrfaqe tё gjelbёrta.

PËRDHESA

Në katin përdhesë janë projektuar lokalet-hapësira afariste dhe depot. Hapësira afariste ndahet në disa lokale me sipërfaqe të ndryshme dhe depo me sipërfaqe të ndryshme. Secila nga hapësirat afariste dhe depot kanë hyrjet e tyre. Hyrjet në njësitë e banimit me anë të shkallëve dhe rampë për persona me aftësi të kufizuara, komunikimet vertikale të brendshme- shkallë dhe korridore, si dhe 4 ashensorë modern.

BODRUMI-1

  • Komunikime horizontale, me hyrje nёpёrmjet rampёs
  • 36 vende parkime
  • Depo 1 dhe 2
  • Stacioni hidro
  • Nënstacioni i ngrohjes
  • Komunikimet vertikale- shkallë me ashensorë

BODRUMI -2

  • Komunikime horizontale, me hyrje nёpёrmjet rampёs
  • 51 vende parkime
  • Hapёsira teknike
  • Depo
  • Komunikimet vertikale- shkallë me ashensorë.

TIPOLOGJIA E BANESAVE

Me ofertën e llojeve të ndryshme të banesave arrihet përshtatshmëria maksimale e ndërtesës për çdo dëshirë dhe nevojë të klientëve. Për këtë qëllim, ndërtesa ju ofron banesa prej 30 m2 (garsonjerë) deri 152 m2 (banesa katërdhomëshe).

Garsonjere 1

Garsonjere 2

Dydhomshe 1

Dydhomshe 2

Dydhomshe 3

Dydhomshe 4

Dydhomshe 5

Dydhomshe 6

Dydhomshe 7

Tredhomshe 1

Tredhomshe 3

Tredhomshe 5

Tredhomshe 2

Tredhomshe 4

Tredhomshe 6

Katerdhomshe 1

Katerdhomshe 1.2

Katerdhomshe 3

Katerdhomshe 1.1

Katerdhomshe 2

KONSTRUKSIONI DHE MATERIJALIZIMI

Sistemi konstruktiv përbëhet nga beton armeja- shtyllat dhe trarët me shtresë beton arme prej 15 cm. Modulet diktojnë nevojat e parkimit në bodrum, si dhe zgjidhjen funksionale të banesave. Pllaka e fundit është e zgjidhur si kopsht I sheshtë në të cilën ndodhen depot. Në hapësirën e shkallëve dhe ashensorëve ekziston një shtrirje për të lidhur të gjitha lamellat me një korridor kundër zjarrit që ventilohen nëpërmjet ndriçimit.Themeli do të jetë I përberë nga pllaka beton arme me një trashësi prej 120 cm.

Materialet ndërtimore të cilat përdoren janë me cilësi të dëshmuar dhe karakteristika që lejojnë ndërtesën banesore të përfshihet në objekte me energji të ulët. Ndërtesa banesore është e konceptuar me një formë të thjeshtë të zgjidhur me aplikime druri në një fasadë termike. Muret e jashtme dhe të brendshme përbëhen nga blloqe qeramike 10/12/20/25/25 në varësi të projektit.

Përkushtimi i kompanisë ZSF KOM si një investitor është reflektuar në ndërtimin e cilësisë së aplikuar në përputhje me standardet evropiane, si dhe komoditetin dhe funksionalitetin në të cilin kompania jonë I kushton vëmendje të veçantë.

Për këtë më së miri flet dizajni I banjove dhe tualeteve për mysafirë, si dhe kuzhina të pajisura me pllaka cilësore si për dysheme ashtu edhe për mure me ngjyra, dizajne dhe dimensione të ndryshme. Pajisjet sanitare janë bashkëkohore dhe do të vendosen në të gjitha banjat dhe tualetet e mysafirëve, ndërsa banjot do të kenë një pamje unike me panelet e qelqit për tush.

Dyshemetë në ndërtesën tone do të punohen nga parketi me një trashësi prej 2,4 cm. Për pamjen e brendshme të banesave përzgjodhëm dyer të brendshme nga druri që I japin një pamje unike dhe të rehatshme banesës, pavarësisht nëse jeni adhurues i stilit modern apo klasik.

Fasada është e përbërë nga profile termoizoluese PVC, të përpunuara me ngjyra të ndryshme varësisht nga zgjedhja e projektuesit, me qelq të dyfishtë 4+16+4 mm dhe hapje sipas skemës së zdrukthtarisë.

Ashensorët që do të vendosen do ju ofrojnë shpejtësi dhe besueshmëri, me dizajn të brendshëm të rehatshëm dhe ngjitje e shpejtë deri në banesat tuaja.