SHTËPI FAMILJARE! JO VETËM BANESË!

Ndërtes ë në Rr.PRASHKA

Ndërtesa banesore ndodhet në rr.”Prashka” pn, Komuna Karposh, Shkup.

Sipërfaqja e lokacionit (toka ndërtimore) është 2492 m2, ndërsa sipërfaqja e ndërtimit është 1046 m2.

Lartësia e ndërtesës përbëhet nga: P+8+nënkulm dhe galerija e nënkulmit, si dhe niveli nëntokësor- bodrumi në të cilën ndodhen parkingjet.Hyrjet për në ndërtesë ndodhen nga rr.Prashka.

Në përdhesë janë të projektuara hapsira afariste dhe depo. Hyrjet për në hapsirën afariste ndodhen njejtë nga rruga Prashka, ndërsa nga rruga dytësore ndodhen hapsirat për depo.

Në katet 1 deri 8 janë të projektuara banesa me strukturë të ndryshme, edhe atë: garsonjera, banesa dy dhomëshe, banesa tre dhomëshe dhe banesa katër dhomëshe. Në nënkulm dhe galerinë e nënkulmit janë të projektuara nga 8 banesa dupleks në hyrjen 1 dhe 2.

Qasja për nivelin nëntokësor- bodrumin bëhet nga rruga dytësore, në të cilën nodhen parkingjet.

Arkitektura është konceptuar si një objekt me elemente të arkitekturës moderne në harmoni me trendet e reja aktuale.

VENDOSJA URBANISTIKE

Ndërtesa banesore ndodhet në Komunën e Karposhit, në rr.”Prashka” pn. Ndërtesa banesore nëpërmjet kësaj rruge lidhet me rr.”Londonska” dhe bulevardin “8 Shtatori”, me çka bulevardi lidhet drejtpёrdrejt me pjesёn qendrore tё qytetit. Nё mjedisin mё tё ngushtё tё ndёrtesёs banesore gjenden: qendra tregtare Skopje City Mall, Supermarketi Vero, institucione arsimore, shkolla fillore, shkolla tё mesme, objektet shёndetёsore, institucione tё larta arsimore etj.

Vendndodhja e ndёrtesёs banesore ju ofron lidhje tё drejtpёrdrejtё, me gjithçka qё ju nevojitet pёr jetёn tuaj bashkёkohore.

Distanca nga:

  • Skopje City Mall- 1,4 km / 4 minuta me makinё
  • Spitali special “Filipi i dytё”– 1,6 km / 4 minuta me makinё
  • Qendra Klinike – 3,5 km / 9 minutame makinё
  • Qendra e qytetit tё Shkupit – 2,3 km / 5 minutame makinё
  • Qendra pёr Transport – 4,5 km / 11 minutame makinё
  • Qendra Sportive “B.Trajkovski” – 2,4 km / 6minuta me makinё
  • Parku i Qytetit – 2,7km / 6 minuta me makinё
  • Vodno – 16,4 km / 1 orё e 4 minuta me makinё
  • Aeroporti Shkup – 7,0 km / 16minuta me makinё
  • Kodra e Diellit – 60,6km / 1 orё e 9 minuta me makinё
  • Mavrovё – 93,4 km / 1 orë e 25 minuta  me makinё

ARSYETIMI I PROJEKTIT

Ndërtesa banesore përbën hapsirë banesoro-afariste. Objekti përmban 144 njësi banimi të vendosura në 2 hyrje me nga 72 banesa. Të dy hyrjet janë të lidhura me nivelin e kulmit. Të gjitha katet janë të destinuara për banim, me përjashtim të përdhesës që është e destinuar për hapsirë afariste, edhe atë:

  • Hyrje 1- Përdhesë- 4 hapsira afariste dhe depo

Kati karakteristik- 8 banesa

Nënkulm dhe galeria e nënkulmit- 8 banesa dupleks

  • Hyrje 2– Përdhesë- 4 hapsira afariste dhe depo

Kati karakteristik- 8 banesa

Nënkulm dhe galeria e nënkulmit- 8 banesa dupleks

Në hyrjen 1 janë të projektuara 8 banesa në kat, nga kati 1 deri 8, përmbajtja e banesave është si vijon: nga garsonjera deri në banesa katër dhomëshe, ndërsa në nënkulm janë të planifikuara banesa dupleks.

Në hyrjen 2 janë të projektuara 8 banesa në kat, nga kati 1 deri 8, përmbajtja e banesave është si vijon: nga garsonjera deri në banesa katër dhomëshe, ndërsa në nënkulm janë të planifikuara banesa dupleks.

Sipas Rregullores për mënyrën dhe sigurimin e qasjes së papenguar, lëvizjes, qëndrimit dhe punës së personave me aftësi të kufizuara (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 17/15), janë të projektuara 4 (të nevojshme 4) banesa për personat me aftësi të kufizuara si më poshtë:

  • Hyrje 1, kati 1, banesa nr.1
  • Hyrje 1, kati 1, banesa nr.2
  • Hyrje 2, kati 1, banesa nr.1
  • Hyrje 2, kati 1, banesa nr.2

TIPOLOGJIA

PËRMBAJTJA

Për shkak të sipërfaqeve dhe dispozicionit të ndryshëm të banesave, janë parashikuar llojet e mëposhtme të banesave:

  • Garsonjera
  • Banesa dy dhomëshe
  • Banesa tre dhomëshe
  • Banesa katër dhomëshe, si dhe:
  • Banesa dy dhomëshe dupleks
  • Banesa tre dhomëshe dupleks
  • Banesa katër dhomëshe dupleks dhe
  • Banesa pesë dhomëshe dupleks.

Në hyrjen 1 janë të përfaqësuara të gjitha llojet e banesave nga kati 1 deri 8, nga garsonjera deri te banesat katërdhomëshe. Në nënkulm janë të përfaqësuara banesat e mëposhtme:

  1. Banesë tre dhomëshe dupleks tipi A,
  2. Banesë pesë dhomëshe dupleks tipi B,
  3. Banesë dy dhomëshe dupleks tipi B,
  4. Banesë pesë dhomëshe dupleks tipi A,
  5. Banesë katër dhomëshe dupleks tipi A,
  6. Banesë katër dhomëshe dupleks tipi B,
  7. Banesë dy dhomëshe dupleks tipi A dhe
  8. Banesë tre dhomëshe dupleks tipi B.

Në hyrjen 2 janë të përfaqësuara të gjitha llojet e banesave nga kati 1 deri 8, nga garsonjera deri te banesat katërdhomëshe. Në nënkulm janë të përfaqësuara banesat e mëposhtme:

  1. Banesë tre dhomëshe dupleks tipi A,
  2. Banesë pesë dhomëshe dupleks tipi B,
  3. Banesë dy dhomëshe dupleks tipi B,
  4. Banesë pesë dhomëshe dupleks tipi A,
  5. Banesë katër dhomëshe dupleks tipi A,
  6. Banesë katër dhomëshe dupleks tipi B,
  7. Banesë dy dhomëshe dupleks tipi A dhe
  8. Banesë tre dhomëshe dupleks tipi B.

Njësitë e tjera të cilat pëfshihen në ndërtesën banesore-afariste janë:

Rregullimi i parterit

Secila nga hapsirat afariste dhe depot kanё hyrje tё veçanta, 2 hyrje pёr njёsitё e banimit, parkingje tokёsore tё jashtme, rampё pёr hyrje dhe dalje nё nivelet nёntokёsore, si dhe sipёrfaqe tё gjelbёrta.

Përdhesa

Përdhesa ëe ndërtesës banesore është e pasuruar me:

  • Hapsira afariste
  • Depo
  • Hyrje për njësitë e banimit me shkallë dhe rampa për persona me aftësi të kufizuara
  • Komunikime vertikale- shkallë të brendshme dhe korridore ,si dhe
  • 4 ashensor modern.

Bodrumi -1

  • Komunikime horizontale me rampë hyrëse
  • Parkingje
  • Depo
  • Hapsira teknike
  • Komunikime vertikale- shkallë dhe ashensor për hyrjen 1 dhe 2.

TIPOLOGJIA E BANESAVE

Banesat për nga struktura janë me sipërfaqe të ndryshme, edhe atë: garsonjera, banesa dy dhomëshe, banesa tre dhomëshe, banesa katër dhomëshe, si dhe banesa atraktive- dupleks. Banesat janë të projektuara në atë mënyrë pёr ti pёrmbushur kёrkesat e klientёve tonё me kёrkesa tё ndryshme dhe mundёsi financiare tё ndryshme.

ГАРСОЊЕРА ТИП А

ДВОСОБЕН ТИП А

ДВОСОБЕН ТИП Б

ДВОСОБЕН ТИП В

ТРОСОБЕН ТИП А

ТРОСОБЕН ТИП Б

ТРОСОБЕН ТИП В

ЧЕТРОСОБЕН ТИП А

ДВОСОБЕН ДУПЛЕКС ТИП А

ТРОСОБЕН ДУПЛЕКС ТИП А

ТРОСОБЕН ДУПЛЕКС ТИП Б

ТРОСОБЕН ДУПЛЕКС ТИП В

ЧЕТВОРОСОБЕН ДУПЛЕКС ТИП А

ЧЕТВОРОСОБЕН ДУПЛЕКС ТИП Б

ПЕТОСОБЕН ДУПЛЕКС ТИП А

ПЕТОСОБЕН ДУПЛЕКС ТИП Б

KONSTRUKSIONI DHE MATERIALIZIMI

Sistemi konstruktiv përbëhet nga shtyllat beton arme dhe trarët me shtrirje të ndryshme, të pozicionuar në mënyrë që të siguroj zgjidhje të favorshme parkimi, dhe mbi të gjitha një zgjidhje fleksibile për njësitë e banimit.

Themeli përbëhet nga pllaka beton arme me një trashësi prej 100 cm.

Të gjitha materialet ndërtimore dhe instalimet duhet të plotësojnë kërkesat dhe standardet teknike në aspektin e ndërtimit, sigurisë nga zjarri, izolimit të nxehtësisë dhe zërit, mbrojtjes nga lagështia dhe efikasitetit të energjisë. Materialet me performancën fizike, strukturën dhe ngjyrën e tyre, ndikojnë në rehatinë dhe ndjenjën e këndshme të hapsirës. Integriteti ekologjik dhe higjenik i materialeve ndërtimore duhet të jetë në përputhje me rregulloren për produktet e ndërtimit, për qëllimin e synuar.

Dysheme

Për përpunimin e dyshemeve dhe zgjedhjen e materialeve duhet të kemi parasysh:

  • Nënstruktura e dyshemeve duhet të jetë në përputhje me rregulloren për këtë lloj të ndërtesave;
  • Materialet për përpunimin e dyshemve duhet të jenë të ngurta, jo të rrëshqitshme dhe të lehtë për mirëmbajtje;
  • Për njësitë e banimit materialet për dysheme duhet të jenë të lehta për t’u mbajtur, të ngrohta dhe ngjyrosur me tone të ndritshme;
  • Materialet për përpunimin përfundimtar të hapsirave ku përdoret uji (tualete, kuzhina, lavanderi), duhet të jenë jo të rrëshqitshme, të pjerrëta, me ramje nga sifoni, në drejtim të kundërt, përfunduar me pllaka;

Muret dhe tavanet

Muret e fasadës janë të paraparë nga blloqet siporeks me trashësi 20 cm dhe një izolim termik të përshtatshëm prej 10 cm, me çka sigurohet nivel I lartë I efikasitetit energjetik të ndërtesës.

Muret ndërmjet njësive të banimit dhe njësive të banimit dhe korridoreve do të jenë mure sanduiç me rezistencë nga zjarri prej 2 orë dhe gjithsej trashësi= 26 cm.

Muret e brendshme duhet të përpunohen nga blloqe siporeks me trashësi prej 10 cm, me izolim termik dhe akustik të përshtatshëm, ndërsa muret e banjove kanë një trashësi prej 12 cm duke u përpunuar nga pllaka qeramike.

Në banjot dhe hapsirat ku janë të parapara elementet për sanitari, muret kanë lartësi 240 cm (banjo) dhe 150 cm (kuzhinë), duhet të mbulohen me pllaka qeramike ose materiale të tjera ndërtimore, të përhershëm dhe të lehtë për tu mbajtur me dezinfektues të lëngshëm. Sipërfaqet e tavanit duhet të jenë të ndriçuara me reflektim minimal.

Lloji i murit 1: Mur i jashtëm i fasadës

  1. Fasadë termike me stiropor prej 10 cm
  2. Bllok siporeks me dimenzione 20/20/25 cm
  3. Suvatim-1.5 cm
  4. Ngjyrosur

Lloji i murit 2: Mur sanduiç

  1. Bllok siporeks 10 cm
  2. Izolim termik 5 cm
  3. Bllok tulle 9 cm – nga ana e brendshme dhe e jashtme e suvatuar me llaç ose llaç çimentoje me trashësi prej 1.5 cm.

Lloji i murit 3: Mur i brendshëm

  1. Bllok Siporeks 9 cm – nga ana e brendshme dhe e jashtme e suvatuar me llaç ose llaç çimentoje me trashësi prej 1.5 cm.

Lloji i murit 4: Mur I bodrumit prej betoni

  1. Mur beton-arme 20 cm dhe
  2. Ngjyrosur

Dritaret

Dritaret do të punohen nga PVC me profile termoizoluese dhe qelq izolues termik (4 + 16 + 4) me min.koeficient të përçueshmërisë termike prej 1.3 w / m2. Mundësi për të hapur horizontalisht dhe vertikalisht. Në hapsirat në të cilat ka parapete të ulëta, dritaret duhet të sigurohen nga goditjet.

Dyer

Dyert hyrëse të jashtme duhet të sigurohen nga ndikimet e jashtme me strehë, trem, dhe kështu me radhë. Dyert e hyrjes duhet të funksionojnë me mbyllje automatike. Dyert e hyrjes në njësitë e banimit duhet të kenë të paktën një hapje prej 90 cm, ndërsa dyert e hapsirave të përbashkëta duhet të kenë të paktën një hapje prej 100 cm. Dyert në njësitë e banimit të destinuara për njerëzit me nevoja të veçanta duhet të kenë një hapje prej të paktën 110 cm.

Fasadë

Ndërtesa është konceptuar me elemente të arkitekturës moderne në përputhje me tendencat e reja aktuale. Sipërfaqet e murit përpunohen me fasadë termo klasike, me mundësinë e futjes së përdorimit të drurit ose qeramikës në një strukturë të përshtatshme.

CILËSI, SIGURI DHE PROFESIONALIZËM

ZSF KOM në përvojën e vet shumë vjeçare ka investuar me sukses në ndërtimin e objekteve të banimit dhe vazhdimisht përpiqet për përmirësimin dhe promovimin e standardeve në tregun tone.

SIGURIA

Klientët investojnë në pasuri të patundshme nga ZSF KOM, sepse ne japim siguri për shpejtësinë e ndërtesës, përmbushjen e afateve dhe garancion për materialet e ndërtuara.

CILËSI

Kompania jonë investon në materiale ndërtimore cilësore dhe pajisje nga marka të njohura botërore për të arritur cilësi të lartë në ndërtim.

PROFESIONALIZËM

Kualifikimet e larta tё punёsuarve, pёrmirёsimi I vazhdueshёm dhe ndjekja e standardeve, mundёsojnё realizim tё suksesshёm tё projekteve. Profesionalizmi i ekipit tonë është organizimi i mirë në ekzekutimin e projekteve ndërtimore, si dhe kontrolli I cilësisë në ndërtim.