
Ndërtesa banesore Butel
Ndërtesa banesore ndodhet në rr.”Hristijan Todorovski Karposh” pn, Komuna Butel Shkup.
Sipërfaqja e lokacionit (toka ndërtimore) është 2774 m2, ndërsa sipërfaqja e ndërtimit është 1613 m2.
Lartësia e ndërtesës përbëhet nga dy llamella, kulla dhe blloki.
Lartësia e bllokit është P+5+nënkulm, ndërsa kulla është P+11+ nënkulëm, si dhe niveli nëntokësor- bodrumi në të cilën ndodhen parkingjet. Hyrjet për në ndërtesë ndodhen nga e bllokit.
Në përdhesë janë të projektuara hapsira afariste dhe depo. Hyrjet për në hapsirën afariste ndodhen njejtë nga ana e bulevardit{ Hristijan Todorovski Karposh”, ndërsa nga rruga dytësore ndodhen hapsirat për depo.
Në katet 1 deri 5 dhe 1 deri 11 janë të projektuara banesa me strukturë të ndryshme, edhe atë: banesa dy dhomëshe, banesa tre dhomëshe dhe banesa katër dhomëshe.
Qasja për nivelin nëntokësor- bodrumin bëhet nga rruga dytësore, në të cilën nodhen parkingjet.
Arkitektura është konceptuar si një objekt me elemente të arkitekturës moderne në harmoni me trendet e reja aktuale.
VENDOSJA URBANISTIKE
Ndërtesa banesore ndodhet në Komunën e Butelit , në rr.”Hristijan Todorovski Karposk” pn. Ndërtesa banesore nëpërmjet kësaj rruge lidhet me rr.”Cvetan Dimov” me çka bulevardi lidhet drejtpёrdrejt me pjesёn qendrore tё qytetit. Nё mjedisin mё tё ngushtё tё ndёrtesёs banesore gjenden: Komuna e Qairit, Poliklinika e Qairit, shkolla fillore, shkolla te mesme, etj etj . Vendndodhja e ndёrtesёs banesore ju ofron lidhje tё drejtpёrdrejtё, me gjithçka qё ju nevojitet pёr jetёn tuaj bashkёkohore.
ARSYETIMI I PROJEKTIT
Ndërtesa banesore përbën hapsirë banesoro-afariste. Objekti përmban 126 njësi banimi të vendosura në 2 hyrje dhe 4 lifta të mëdhenjë. Të dy hyrjet janë të lidhura me nivelin e kulmit. Të gjitha katet janë të destinuara për banim, me përjashtim të përdhesës që është e destinuar për hapsirë afariste, edhe atë:
Hyrje A- Përdhesë- 5 hapsira afariste dhe 1 depo
Hyrje B– Përdhesë- 2 hapsira afariste dhe depo
Në hyrjen A janë të projektuara 8 banesa në kat, nga kati 1 deri 5, përmbajtja e banesave është si vijon: nga banesa dy dhomëshe deri në banesa katër dhomëshe.
Në hyrjen B janë të projektuara 8 banesa në kat, nga kati 1 deri 11, përmbajtja e banesave është si vijon: nga banesa dydhomëshe deri në banesa katër dhomëshe.
–
Sipas Rregullores për mënyrën dhe sigurimin e qasjes së papenguar, lëvizjes, qëndrimit dhe punës së personave me aftësi të kufizuara (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 17/15), janë të projektuara 4 (të nevojshme 4) banesa për personat me aftësi të kufizuara si më poshtë:
Hyrje A, kati 1, banesa nr.1
Hyrje A, kati 1, banesa nr.2
Hyrje B, kati 1, banesa nr.1
Hyrje B kati 1, banesa nr.2
TIPOLOGJIA
Apartamentet janë me madhësi të ndryshme në strukturë, nga: dy dhomëshe, tre dhomëshe dhe katër dhomëshe. Apartamentet janë të dizajnuara në mënyrë të tillë që të plotësojnë nevojat e klientëve tanë, të cilët kanë kërkesa të ndryshme dhe mundësi të ndryshme financiare.
Dy dhomëshe model 1
Dy dhomëshe model 2
Dy dhomëshe model 3
Dy dhomëshe model 4
Dy dhomëshe model 5
Tre dhomëshe model 1
Tre dhomëshe model 2
Tre dhomëshe model 3
Tre dhomëshe model 4
Tre dhomëshe model 5
Tre dhomëshe model 6
Tre dhomëshe model 7
Tre dhomëshe model 8
Tre dhomëshe model 9
Kater dhomëshe model 1
Kater dhomëshe model 2
Kater dhomëshe model 3
Kater dhomëshe model 4
KONSTRUKSIONI DHE MATERIALIZIMI
Sistemi konstruktiv përbëhet nga shtyllat beton arme dhe trarët me shtrirje të ndryshme, të pozicionuar në mënyrë që të siguroj zgjidhje të favorshme parkimi, dhe mbi të gjitha një zgjidhje fleksibile për njësitë e banimit.
Themeli përbëhet nga pllaka beton arme me trashësi prej 160cm te kulla dhe trashësi prej 110 cm te blloki.
Plloqa ndërmjet kateve janë me trashësi 18cm. Lartësia e dyshemes nga plloqa në plloqë është 3,05 cm.
Të gjitha materialet ndërtimore dhe instalimet duhet të plotësojnë kërkesat dhe standardet teknike në aspektin e ndërtimit, sigurisë nga zjarri, izolimit të nxehtësisë dhe zërit, mbrojtjes nga lagështia dhe efikasitetit të energjisë. Materialet me performancën fizike, strukturën dhe ngjyrën e tyre, ndikojnë në rehatinë dhe ndjenjën e këndshme të hapsirës. Integriteti ekologjik dhe higjenik i materialeve ndërtimore duhet të jetë në përputhje me rregulloren për produktet e ndërtimit, për qëllimin e synuar.
Dysheme
Për përpunimin e dyshemeve dhe zgjedhjen e materialeve duhet të kemi parasysh:
- Nënstruktura e dyshemeve duhet të jetë në përputhje me rregulloren për këtë lloj të ndërtesave;
- Materialet për përpunimin e dyshemve duhet të jenë të ngurta, jo të rrëshqitshme dhe të lehtë për mirëmbajtje;
- Për njësitë e banimit materialet për dysheme duhet të jenë të lehta për t’u mbajtur, të ngrohta dhe ngjyrosur me tone të ndritshme;
- Materialet për përpunimin përfundimtar të hapsirave ku përdoret uji (tualete, kuzhina, lavanderi), duhet të jenë jo të rrëshqitshme, të pjerrëta, me ramje nga sifoni, në drejtim të kundërt, përfunduar me pllaka;
Muret dhe tavanet
Muret e fasadës janë të paraparë nga blloqet siporeks me trashësi 20 cm dhe një izolim termik të përshtatshëm prej 10 cm, me çka sigurohet nivel I lartë I efikasitetit energjetik të ndërtesës.
Muret ndërmjet njësive të banimit dhe njësive të banimit dhe korridoreve do të jenë mure sanduiç me rezistencë nga zjarri prej 2 orë dhe gjithsej trashësi= 26 cm.
Muret e brendshme duhet të përpunohen nga blloqe siporeks me trashësi prej 10 cm, me izolim termik dhe akustik të përshtatshëm, ndërsa muret e banjove kanë një trashësi prej 12 cm duke u përpunuar nga pllaka qeramike.
Në banjot dhe hapsirat ku janë të parapara elementet për sanitari, muret kanë lartësi 240 cm (banjo) dhe 150 cm (kuzhinë), duhet të mbulohen me pllaka qeramike ose materiale të tjera ndërtimore, të përhershëm dhe të lehtë për tu mbajtur me dezinfektues të lëngshëm. Sipërfaqet e tavanit duhet të jenë të ndriçuara me reflektim minimal.
Lloji i murit 1: Mur i jashtëm i fasadës
- Fasadë termike me stiropor prej 10 cm
- Bllok siporeks me dimenzione 20/20/25 cm
- Suvatim-1.5 cm
- Ngjyrosur
Lloji i murit 2: Mur sanduiç
- Bllok siporeks 10 cm
- Izolim termik 5 cm
Bllok tulle 9 cm – nga ana e brendshme dhe e jashtme e suvatuar me llaç ose llaç çimentoje me trashësi prej 1.5 cm.
Lloji i murit 3: Mur i brendshëm
- Bllok Siporeks 9 cm – nga ana e brendshme dhe e jashtme e suvatuar me llaç ose llaç çimentoje me trashësi prej 1.5 cm.
Lloji i murit 4: Mur I bodrumit prej betoni
- Mur beton-arme 20 cm dhe
- Ngjyrosur
Dritaret
Dritaret do të punohen nga PVC me profile termoizoluese dhe qelq izolues termik (4 + 16 + 4) me min.koeficient të përçueshmërisë termike prej 1.3 w / m2. Mundësi për të hapur horizontalisht dhe vertikalisht. Në hapsirat në të cilat ka parapete të ulëta, dritaret duhet të sigurohen nga goditjet.
Dyer
Dyert hyrëse të jashtme duhet të sigurohen nga ndikimet e jashtme me strehë, trem, dhe kështu me radhë. Dyert e hyrjes duhet të funksionojnë me mbyllje automatike. Dyert e hyrjes në njësitë e banimit duhet të kenë të paktën një hapje prej 90 cm, ndërsa dyert e hapsirave të përbashkëta duhet të kenë të paktën një hapje prej 100 cm. Dyert në njësitë e banimit të destinuara për njerëzit me nevoja të veçanta duhet të kenë një hapje prej të paktën 110 cm.
Fasadë
Ndërtesa është konceptuar me elemente të arkitekturës moderne në përputhje me tendencat e reja aktuale. Sipërfaqet e murit përpunohen me fasadë termo klasike, me mundësinë e futjes së përdorimit të drurit ose qeramikës në një strukturë të përshtatshme.
ZSF KOM në përvojën e vet shumë vjeçare ka investuar me sukses në ndërtimin e objekteve të banimit dhe vazhdimisht përpiqet për përmirësimin dhe promovimin e standardeve në tregun tone.
SIGURIA
Klientët investojnë në pasuri të patundshme nga ZSF KOM, sepse ne japim siguri për shpejtësinë e ndërtesës, përmbushjen e afateve dhe garancion për materialet e ndërtuara.
CILËSI
Kompania jonë investon në materiale ndërtimore cilësore dhe pajisje nga marka të njohura botërore për të arritur cilësi të lartë në ndërtim.
PROFESIONALIZËM
Kualifikimet e larta tё punёsuarve, pёrmirёsimi I vazhdueshёm dhe ndjekja e standardeve, mundёsojnё realizim tё suksesshёm tё projekteve. Profesionalizmi i ekipit tonë është organizimi i mirë në ekzekutimin e projekteve ndërtimore, si dhe kontrolli I cilësisë në ndërtim.