KOMPLEKSI BANESORO-AFARIST

"Skopje City Garden"

Kompleksi banesoro-afarist“Skopje City Garden” paraqet objekt bashkëkohor që ofron banesa me tipologji dhepozicione të ndryshme në njësi banesore, me madhёsi dhe orientim tё ndryshёm. Çdo banesё ofron mundёsinё pёr rirregullim dhe transformim nё pёrputhje me nevojat e klientёve. Me ofertёn pёr tipologji tё ndryshme tё banesave arrihet pёrshtatshmёria maksimale e objektit pёr tё gjitha dёshirat dhe nevojat e klientёve, me mundёsi pёr bashkim tё dy ose mё tepёr banesave.

Kompleksi ёshtё i pasuruar me mbi 3000 m2 pёr hapёsirё afariste nё kuadёr tё pёrdhesёs. Hapёsirat qё janё planifikuar kontribuojnё nё rritjen e cilёsisё dhe jetesёsbashkёkohore tё klientёve tonё, si dhe tё banorёve nё objektet nё afёrsi.

VENDOSJA URBANISTIKE

Kompleksi banesor “Skopje City Garden” gjendet nё komunёn Karposh 3, nё rrugёn “Manapo” p.n.

Kompleksi me anё tё kёsaj rruge, lidhet me bulevardet “Ilindenska” nёanёn veriore dhe “Partizanski Odredi” nё anёn jugore,tё cilat bulevarde lidhen drejtpёrdrejt me pjesёn qendrore tё qytetit tё Shkupit. Nё mjedisin mё tё ngushtё tё kompleksit, atypranё gjenden institucionet arsimore, kopshtet pёr fёmijё, objektet shёndetёsore, qendra sportive “Boris Trajkovski”, qendra tregtare Skopje City Mall, tregu i gjelbёrt, institucione tё larta arsimore etj.

Lokacioni tёrheqёs ёshtё nё afёrsi tё qendrёs tregtare Skopje City Mall, qё posedon dyqane atraktive qё ofrojnё blerje tё prodhimeve tё trendeve botёrore, komplekse tё kinemave, kafene dhe restorante, si dhe hapёsirё pёr mё tё rriturit.

Me vet pozicionin “Skopje City Garden”, ju ofron lidhje tё drejtpёrdrejtё, me gjithçka qё ju nevojitet pёr jetёn tuaj bashkёkohore. Pёr shkak tё afёrsisё me parkun e qytetit, si dhe zonave tё shumta pёr piknik, kompleksi ju ofron lidhje tё shpejtё nё vende qё ofrojnё pushim dhe rekreacion gjatё gjithё vitit.

Prandaj, kompleksi ynё mё i ri banesor ju ofron, shtёpi tё re familjare pёr tё pёrjetuar tё gjitha kёnaqёsitё pёr jetesё cilёsore dhe bashkёkohore.

Distanca nga:

  • Qendra e qytetit tё Shkupit – 3,4 km / 8 minuta me makinё
  • Qendra pёr Transport – 5,9 km / 14 minuta me makinё
  • Qendra Klinike – 4,6 km / 11 minuta me makinё
  • Spitali special “Filipi i dytё” – 2 km / 4 minuta me makinё
  • Qendra Sportive “B.Trajkovski” – 1.7 km / 4 minuta me makinё
  • Parku i Qytetit – 3.1 km / 6 minuta me makinё
  • Vodno – 4,6 km / 11 minuta me makinё
  • Aeroporti Shkup – 26,7 km / 29 minuta me makinё
  • Kodra e Diellit – 60.8 km / 59 minuta me makinё
  • Mavrovё – 96 km / 1 orë e 21 minuta  me makinё

ARSYETIMI I PROJEKTIT PËR KOMPLEKSIN BANESOR

Banesat janё tё definuara nga numri i pёrgjithshёm i dhomave qё pёrmban kompleksi banesor. Dhoma konsiderohen kёto: dhoma e ndejtjes me tryezari, dhomё gjumi pёr prindёr,dhomё pёr fёmijё – dhomё gjumi dyshe dhe dhomё gjumi tek.

Njёsitё tjera banesore janё: hapёsira pёr ngёnie (tryezaria) dhe hapёsira pёr pёrpunimin termik tё ushqimit (kuzhina). Njёsitё ndihmёse janё: komunikime horizontale, banjo, tualet pёr mysafirё, lavanderia, garderobё dhe tarraca.

Nё kompleksin banesoro-afarist, parkimi ёshtё zgjidhur me ndёrtimin e parkimit nёntokёsor nё dy nivele nёntokёsore, tё projektuara mbi parimin e zgjidhjeve bashkёkohore pёr garazhe nёntokёsore. Nё drejtim tё parkingut nёntokёsor qasja bёhet nёpёrmjet rampёs me hyrje nga ana perёndimore e kompleksit.

“Skopje City Garden“ paraqet kompleks banesoro-afarist, qё pёrbёhet nga kёto hapёsira.

Objekte kolektive tё banimit,qё pёrbёhet nga kёto blloqe:

  • Blloku 1.3 – me hyrjet 1,2 dhe 3

Blloku 1.3 pёrbёhet nga dy objekte banimi.Për njësinë e parë të banimit, pёr njё funksion mё tё mirё dhe mirёmbajtje cilёsore, janё tё parashikuara dy hyrje, hyrja 1 dhe hyrja 2 dhe atё nga ana e rrugёs “7”, e cila ёshtёe lidhur me “Skopje City Tower”.

Pёr njёsinё e dytё banesore, ёshtё e parashikuar njё hyrje, hyrja 3 nga ana e rrugёs “Manapo”. Blloku 1.3, nё prerje vertikale pёrbёhet nga: pёrdhesa,8 kate dhe nёnkulmi.

  • Kulla 1.3 – me hyrjet 1 dhe 2

Kulla 1.3, përbëhet nga një njësi banimi. Qё kompleksi banesor tё funksionoj nё mёnyrё tё pёrsosur dhe tё pёrmbush cilёsinё e jetesёs janё tё parapara dy hyrje, hyrja 1 dhe hyrja 2. Hyrjet janё tё stacionura nё anёn veriore tё lokacionit, mё saktёsisht nga ana e zonёs sё kёmbёsorёve- ana veriore, e cila ёshtё nё afёrsi tё objektit tё sapo ndёrtuar tё Pro Kredit Bankёs. Kulla 1.3, nё prerje vertikale pёrbёhet nga: pёrdhesa, 15 kate dhe nёnkulmi.

TIPOLOGJIA

PËRMBAJTJA

Skopje City Garden,pёrmban njёsi banimi nga 28 m2 deri 186m2.Pёr shkak tё madhёsive dhe pozicioneve tё ndryshme tёbanesave, janё tё parashikuara kёto lloje tё tipologjive tё banesave:

  • Garsonjera
  • Banesa dy dhomёshe
  • Banesa tre dhomёshe
  • Banesa katёr dhomёshe
  • Banesa katёr dhomёshe me kopshte individuale

Nё Bllokun 1.3, me hyrjet 1 dhe 2, janё tё pёrfshira tё gjitha llojet e banesave nga garsonjerat deri te banesat katёr dhomёshe me kopshte individuale. Ndёrsa Blloku 1.3, me hyrjen 3 i pёrmban vetёm kёto dy tipologji tё banesave: banesa dy dhomёshe dhe banesa tre dhomёshe.

 Kullёn 1.3, me hyrjet 1 dhe 2, nga kati 1 deri nё katin 9 janё tё pёrfshira tё gjitha tipologjite e banesave, nga garsonjerat deri te banesat katёr dhomёshe me kopshte individuale, derisa nga kati 10 deri nё katin 16 janё tё pёrfshira tё gjitha tipologjitё e banesave, me pёrjashtim tё banesёs katёr dhomёshe me kopsht individual.

Njёsitё tjera qё janё tё pёrfshira nё kompleksin banesoro-afarist “Skopje City Garden”, janё:

Rregullimi i parterit

Hyrje nё hapёsirёn afariste, hyrje nё njёsitё e banimit, parkingje tokёsore tё jashtme, rampё pёr hyrje nёnivelet nёntokёsore dhe sipёrfaqe tё gjelbёrta.

Pёrdhesa

Pёrdhesa nё kompleksin banesor ёshtёpasuruar me hapёsira afariste, depo tё nevojshme pёr funskionimin e tё njejtave, hapёsira teknike, hyrjet nё njёsitё e banimit me qasje nga shkallёt dhe rampё pёr persona me aftёsi tё kufizuara, komunikimet vertikale (shkallёt) dhe korridoret, si dhe 10 ashensortё shpejt bashkёkohor.

Bodrumi -1

  • Komunikime horizontale, me hyrje nёpёrmjet rampёs
  • Parkingje
  • Depo nga 4.4 deri 9.9 m2
  • Hapёsira teknike
  • Komunikime vertikale- shkallёt me ashensor pёr bllokun 1.3 dhe kullёn 1.3

Bodrumi -2

  • Komunikime horizontale, me hyrje nёpёrmjet rampёs
  • Parkingje
  • Depo nga 4.1 deri 10.3 m2
  • Hapёsira teknike
  • Komunikime vertikale- shkallёt me ashensor pёr bllokun 1.3 dhe kullen 1.3

TIPOLOGJIA E BANESAVE

Tipologjitё e banesave janё tё projektuara pёr ti pёrmbushur kёrkesat e klientёve tonё me kёrkesa tё ndryshme dhe mundёsi financiare tё ndryshme.Pёr kёtё qёllim kompleksi banesor, ofron banesa tё cilat fillojnё nga 28 m2(garsonjerё) deri mё atraktive, banesa katёr dhomёshe me kopshte individuale (tarraca) prej 186 m2.

GARSONJERЁ

BANESA DY DHOMЁSHE / Modeli A

BANESA DY DHOMЁSHE / Modeli B

BANESA TRE DHOMЁSHE / Modeli A

BANESA TRE DHOMЁSHE / Modeli C

BANESA TRE DHOMЁSHE / Modeli B

BANESA TRE DHOMЁSHE / Modeli D

BANESA KATЁR DHOMЁSHE / Modeli A

BANESA KATЁR DHOMЁSHE / Modeli C

BANESA KATЁR DHOMЁSHE / Modeli B

BANESA KATЁR DHOMЁSHE ME KOPSHTE

KONSTRUKSIONI I KOMPLEKSIT BANESOR, MATERIALIZIMI DHE ENERGJIA EFIKASE

Kompleksi banesor pёrbёhet nga konstruksioni skeletor beton-arme me shtresa beton arme pёrshkak tё forcimit seizmik. Konstruksioni i plotёson tё gjitha standardet kombёtare dhe ndёrkombёtare pёr stabilitetin seizmik. Pёr pozicionet e mbetura nё kompleksin banesor janё tё parashikuara materiale ndёrtimore tё prodhuara nga prodhues tё njohur tё huaj, me garancion pёr cilёsi dhe besueshmёri.

Materialet ndёrtimore qё integrohen janё me kualitet tё dёshmuar dhe karakteristika tё larta, tё cilat mundёsojne qё kompleksi tё numёrohet nё objektet me energji tё ulёt.Fasadat e kompleksit banesor janё tё pёrbёra nga qelqi, me kualitet tё lartё tё mbrojtjes nga nxehtёsia, gjegjёsisht pёr kёtё parashikohet qelq izolues shumёshtresor. Tё gjithё muret e jashtёm dhe tё brendshёm janё nga blloqet qeramike 12/20/25 cm, nё varёsi nga kёrkesat e projektit. Formёsimi i fasadёs bashkёkohore ёshtё punuar nga demit fasada, me izolim tё domosdoshёm nga ana e jashtme 8 cm, qё plotёson tё gjitha standardet pёr arritje tё shkёlqyer akustike dhe izolim termik.

Kur bёhet fjalё pёr dizajn dhe jetesё bashkёkohore, ekipi iZSF KOM, çdo viti ndjek  trendet mё tё reja botёrore tё cilat prezentohen nё panairet botёrore pёr ndёrtimtari dhe arkitekturё. Pёr klientёt tonё, janё tё parashikuara banja dhe tualet pёr mysafirё tё dizajnuara, si dhe kuzhina me pllaka qё kanё dimensione, dizajn dhe ngjyra te ndryshme.

Kёshtu ju keni mundёsi tё kёnaqeni nё shtepinё tuaj me pamje tё shkёlqyer, moderne dhe unike. Pajisjet sanitare unike do tё integrohen nё tё gjitha banjat dhe tualetet dhe pёr njё vёshtrim bashkёkohor tё kёtyre hapёsirave do tё kontriubojnё panelet nga qelqi nё zonёn pёr dush.

Tё gjitha llojet e dyshemeve, tё llojit dysheme tё ngrohta nё banesat tona do tё punohen nga parketi me kualitet tё lartё, me ç’rast ju do tё keni mundёsi tё shijoni ambientin e ngrohtё dhe bukurinё e drurit.

Si shtesё e pёrgjithshme e pamjes sё brendshme tё shtёpisё, pёrzgjodhёm dyer tё brendshme me cilёsi tё lartё tё cilat shkёlqyeshёm do tё pёrshtaten me hapёsirёn, pavarёsisht nёse jeni adhurues tё stilit bashkёkohor ose klasik.

Dritaret janё PVC me izolim efikas termik dhe akustik me sistem prej 6 ndarjeve me 3 goma dhe qelq 4 sezonal.

Ashensorёt qё do tё integrohen do tё ofrojnё shpejtёsi dhe siguri tё plotё me dizajn tё brendshёm bashkёkohor pёr arritje tё shpejtё dhe tё rehatshёm deri te banesat tuaja.

SIGURIA JUAJ, QЁLLIMI YNЁ

Sa i pёrket sigurisё sё pёrditshme, klientёt tonё janё plotёsisht tё mbrojtur nё shtёpitё e tyre me dyer tё blinduara pёr hyrje nё banesat e tyre. Nё anёn e jashtme do tё vendosen sisteme videofonike, pёr pikёpamje tё sigurtё tё hyrjeve dhe mbrojtje tё plotё nё pёrzgjedhjen e aksesit tё hyrjes, nga ana e personave tё jashtёm. Dyer automatike me telekomandё janё tё parashikuara pёr hyrje nё hapёsirat nёntokёsore.

Avantazh pёr klientёt tonё, si edhe ne objektet tona tё mёparshme, ashtu edhe nё kompleksin banesor “Skopje City Garden” do tё jetё lidhja e sistemit tё ngrohjes.

PËRSE DALLOHEMI NGA TË TJERËT?

Gjelbёrimi urban ka funksion tё veçantё ekologjik nё qytet, sepse: zvogёlon temperaturat klimatike, pёrshpejton ajrosjen e vendbanimeve, mbron kundёr zhurmёs, ekspozim i tepёrt i diellit dhe erёrave, e pastron ajrin dhe apsorbon pluhurin dhe gazrat e dёmshёm, e rregullon lageshtinё e ajrit dhe regjimin e temperaturave nё vendbanime, e pёrmirёson mikroklimёn e territorit urban, krijon kushte për rekreacion në ajër të hapur,e mbron tokёn, objektet dhe trotoaret nga nxehja e lartё etj.

Elementet kyçe tё gjelbёrimit urban janё: parqet, kopshtet, territoret e gjelbёruara nё zonat banuese dhe industriale, bulevardet, zonat e mbrojtura gjelbёruese, pyjet dhe zonat periferike (me gjerёsi prej 5 deri 20 km).

Jeta nё gjelbёrim ndikon pozitivisht nё shёndetin psikologjik. Jeta nё zonat urbane me mё shumё hapёsira tё gjelbёrta ka efekte pozitive afatgjate nё shёndetin psikologjik tё njerёzve. Studiuesit britanikё kanё zbuluar se jeta nё gjelbёrim ka efekte pozitive, tё cilat janё mё afatgjate nga rritja e pagёs ose promovimit.Studimi ёshtё bёrё mbi bazёn e studimit tё mёparshёm, qё tregon se njerёzit qё jetojnё nё zona urbane tё gjelbёrta tregojnё mё pak shenja tё depresionit ose ankthit. Ekzistojnё dёshmi qё vёrtetojnё se njerёzit tё cilёt jetojnё nё zona urbane tё gjelbёrta janё mё pak nёn ndikimin e stresit dhe marrin vendime mё tё arsyeshme dhe komunikojne mё mirё.

Ne jemi dёshmitar tё ndryshimeve tё pёrditshme klimatike, si dhe ndotjes sё pёrgjithshme qё paraqitet nё qytetin tonё-Shkup. Drurёt janё jashtёzakonisht tё rёndёsishёm, pёrshkak se ato reduktojnё pluhurin. Edhe gjelbёrimi me i vogёl redukton pluhurin nga 30-40%.

Gjelbёrimi urban luan rol tё rёndёsishёm nё mbojtjen kundёr ndotjes. Kjo apsorbon gazrat ndotёs dhe pluhurin. Gjelbёrimi e mbron hapёsiren e ndёrtimit nga pluhuri duke reduktuar energjinё e erёs dhe nё kёtё mёnyrё pluhuri ngjitet nё tokё.Gjelbёrimi ёshtё veçanёrisht efektiv nё largimin e grimcave tё mёdha.

Duke mar parasysh funksionin e pёrgjithshёm dhe pёrfitimet qё sjell gjelbёrimi, ZSF KOM guximshёm vendosi qё tё paraqes gjelbёrimin nё shtёpitё tuaja. Motoja jonё ishte dhe do tё mbetet, tё ndёrtojmё shtёpi tё juajёn tё re familjare me besim, siguri dhe cilёsi ne çdo m2. Mirёpo pёr kompleksin e ri banesor “Skopje City Garden”, moton tonё e pasurojmё me idenё pёr tё jetuar nё shtёpi me shumё gjelbёrim, gjelbёrim ky qё do tё ndikoj pozitivisht tek tё gjithё ne. Tё bёjmё rritjen e hapёsirave urbane tё gjelbёrta dhe tё krijojmё zona urbane bashkёkohore.

BЁHUNI UNIK…
ZGJIDHJE BASHKЁKOHORE TЁ ENTERIEREVE PЁR TЁ GJITHЁ

Arkitektёt tonё u kujdesёn qё banesat e juaja tё duken tё pёrsosura dhe bashkёkohore. Pёr te gjitha llojet e banesave jane punuar dizajne moderne, zgjidhje tё enteriereve si dhe vizualizime tё brendshme.

Tё dizajnuara dhe rregulluara pёr klientёt tonё, zgjidhjet tonajanё tё projektuara pёr tё pёrmbushur kёrkesat dhe dёshirat e çifteve tё reja, studentёve, njёkohёsisht edhe tё familjeve me mё shumё anёtarё.

Gjatё krijimit tё zgjidhjeve, ideja jonё kryesore ёshtё qё tё krijohet atmosferё pozitive dhe relaksuese e enterierёve, hapёsira tё pёrmbaj mobilje tё duhura pёr qёndrim tё kёndshёm, si dhe tё kemi pamje nga gjelbёrimi qё ёshtё zbatuar nё tarraca. Me kёtё klientёt tonё do tё kenё mundёsinё tё kёnaqen nё kopshtet e tyre, por dhe me pamjen e qytetit. Rezultatet janё me dizajn dinamik dhe bashkёkohor, nё tё cilёn maksimalisht shfrytёzohet sipёrfaqja e brendshme qё ёshtё nё dispozicion. Me vёmendje tё veçantё janё tё dizajnuara dhomat pёr fёmijё, qё paraqesin vend tё veçantё pёr fёmijёt.

Inspirohuni nga zgidhjet tona tё enteriereve dhe mendoni pёr shtёpinё tuaj tё re familjare me stil dhe pamje tё jashtёzakonshme. Bёhuni unik …